Rama: E mbështes fuqimisht propozimin e BE-së, plan shumë real
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se e mbështet propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Këto komente, Rama i bërë gjatë konferencës së përbashkët me kancelarin gjerma, Olaf Scholz në Gjermani.
Rama ka thënë se e mbështet fuqishëm planin dhe se plani është shumë real.
“E mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë, është një plan shumë përmbajtjesor dhe shumë real i cili sjell normalizimin e nevojshëm dhe të shumëpritur të cilin të dyja palët duhet ta trajtojnë me të gjithë kurajën e domosdoshme.” – ka thënë ai.
Në anën tjetër, Scholz ka thënë se plani evropian është një propozim i peshuar, dhe ka shprehur optimizëm se së shpejti do të finalizohet me sukses.
“Ndoshta për pyetjen që ma drejtuat mua, me të vërtetë kemi të bëjmë me një propozim shumë të peshuar të Gjermanisë e Francës dhe që mbështetet nga BE-ja dhe Amerika, dhe që gjeti pasqyrimin e tij edhe në vendimet e Këshillit Evropian. Në këtë kuadër, unë besoj që ky proces od të përfundojë së shpejti me sukses.” – ka thënë ai.
