Sejdiu: Vetëm në vitin 2022 janë larguar mbi 200 mjekë nga vendi - NACIONALE

Sejdiu: Vetëm në vitin 2022 janë larguar mbi 200 mjekë nga vendi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pleurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës e cilësoi si alarmante ikjen e trurit nga Kosova gjatë emisionit EUROn'7 në T7.

Ai tha se vetëm në vitin 2022, mbi 200 mjekë kanë lëshuar vendin.

Ai ka deklaruar se edhe në të kaluarën ka pasur ikje të mjekëve, por ky numër është rritur në mënyrë dramatike vitin e fundit.

“Tash e katër vite oda e mjekëve është duke e monitoruar këtë proces të ikjes së trurit nga Kosova dhe mbi 600 mjekë janë larguar, ndërsa vetëm në vitin 2022 mbi 200 mjekë kanë lëshuar vendin, pra kemi një trend të rritjes. Bashkë me këta mjekë vendin e kanë lëshuar mbi 1,000 infermierë, ëka i bie se kemi deri 700 ekipe mjekësore më pak në vendin tonë dhe kjo është jashtëzakonisht shqetësuese dhe nuk e di se si kjo qeveri do të arrij ta ndal këtë trend të ikjes.” - ka thënë ai.

Lajme të ngjashme