Sejdiu: Për tre muaj, 30 mjekë janë në proces për t’u larguar - NACIONALE

Sejdiu: Për tre muaj, 30 mjekë janë në proces për t’u larguar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pleurat Sejdiu, kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, thotë se 30 mjekë janë në proces të largimit nga Kosova.

Sipas tij, asgjë s’ka ndryshuar në lidhje me fenomenin e largimit të mjekëve nga Kosova.

Tutje, Sejdiu vlerësoi se masat për ndaljen e emigrimit të mjekëve, nuk kanë ndikuar.

“Si fenomen është duke vazhduar me trendin e njëjtë një trajektore e cila tash e sa vite është e njëjtë me rënie dhe ngritje periodike. Për këtë tre mujor kemi 30 kolegë të rinj të cilët vetëm se kanë plotësuar dokumentacionin dhe janë në proces apo disa prej tyre vetëm se janë larguar e që neve na bën me dije se asgjë nuk ka ndryshuar gjatë kësaj kohe që mundohemi t’i ndalim pra nuk ka pas efekt nëse mund të them se është marrë ndonjë masë atraktive për me e ndal ose zvogëlua këtë trajektore apo numrin e largimit”, u shpreh Sejdiu për EO.

Lajme të ngjashme