Sejdiu: Liderët opozitarë s'duhet me ra në grackën e provuar nga VV-ja në 60 ditët e fundit
Analisti Dardan Sejdiu ka ngritur shqetësimin për tonin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, liderët opozitarë duhet të shmangin përfshirjen në një narrativë konfliktuoze.
“Duhet me iu ças politikës në Kosovë duke e korrigjuar edhe Kurtin. Kjo i bie që nëse Kurti është te kjo gjuha e urrejtjes, partitë tjera shqiptare të cilat kanë fitu me një fushatë pozitive kthimin e tyre në ca numra, duhet me të njëjtin diskurs të mundohen ta ndërtojnë qeverinë. Nuk mundemi kësaj lloj retortike me ia kthy me të njëjtën retorikë dhe të njëjtën qasje. Po besoj që fitorja më e madhe në demokracinë tonë do të jetë kur dikush si Bedri Hamza dhe dikush si Lumir Abdixhiku i rrinë konsistent vijës së normalizimit të politikës.” – tha ai.
Sipas tij, Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj duhet të shmangin rënien “në gracë”
“Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj nuk duhet me ra në grackë. Gracka është provuar 60 ditët e fundit. Nëse e keni parë fushatën, 60 ditët e fundit është thirrja për konflikt, thirrje, thirrje, thirrje. Këtë nuk duhet ta lejojmë”, tha ai.