Sejdiu e lutë Kurtin “të dalë nga kjo mendësi e bllokadës" - NACIONALE

Sejdiu e lutë Kurtin “të dalë nga kjo mendësi e bllokadës"

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Dardan Sejdiu ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e fajësuar për bllokadën politike në vend.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ai tha se qytetarët kanë kërkuar “një farë balance mes partive” dhe një ndarje më normale të pushtetit.

Sipas Sejdiut, vota e diasporës ka pasur ndikim të rëndësishëm në zhvillimet politike.

“E kisha përmbyll me një lutje për Kurtin që të dalë nga kjo mendësi”, tha ai.

Sejdiu vlerësoi se ideja e “superioritetit moral” po e mban vendin në bllokadë institucionale dhe bëri thirrje për arritjen e kompromisit politik.

Lajme të ngjashme