Seferi: Në veri rrugët janë kryesisht të zbrazura, punojnë vetëm dyqanet ushqimore - NACIONALE

Seferi: Në veri rrugët janë kryesisht të zbrazura, punojnë vetëm dyqanet ushqimore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Korrespodenti nga Beogradi, Idro Seferi ka thënë se veriu i Mitrovicës është kryesisht i mbyllur dhe përveç dyqaneve ushqimore, asgjë tjetër nuk funksionon.

E gjithë pjesa veriore është e bllokuar dhe barrikadat janë në vende të ndryshme dhe s’ka mundësi të madhe për të lëvizur. Duket se ka një tension që është krijuar ndërkaq në Mitrovicën Veriore ka shumë më pak lëvizje, dyqanet nuk punojnë pos atyre që kanë gjëra ushqimore, të gjitha lokalet tjera janë të mbyllura”, tha Seferi në Klan Kosova.

Seferi deklaroi tutje se serbët në veri kërkojnë zgjidhje politike për heqjen e barrikadave dhe jo përdorimin e forces.

“Rrugët janë kryesisht të zbrazura, por gjithsesi ekziston një përshtypje se është ndryshe prej incidenteve të kaluara dhe kërkohet një zgjidhje politike që mund të tërhiqte barrikadat pa përdorimin e forcës”, tha gazetari Idro Seferi.

Lajme të ngjashme