Seanca konstitutive: Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës.
118 deputetë të pranishëm në Kuvendin e Kosovës janë betuar si përfaqësues të popullit në parlament.
Betimin e lexoi kryesuesi nga virtyti i moshës në seancën konstitutive, Avni Dehari, ndërsa fjalinë e fundit e shqiptuan njëzëri se: "Betohem".
"Do të punoj në interes të Kosovës. Do të angazhozhem për mbrojtjen dhe respektimin e kushtetuetshmerisë, për mbrojtjen e sovranitetit dhe tërësisës territoriale. Betohem."