“Se kam menduar dorëheqjen”, Peci i Zveçanit thotë se rruga më e mirë është takimi me Kurtin
Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci ka folur rreth mundësisë së dorëheqjes nga pozita e kryetarit, duke thënë se nuk e ka menduar ende.
Peci ka thënë se rruga më e mirë do të ishte një takim me kryeministrin, Albin Kurtin.
“Rruga më e mirë do të ishte me na ftu një takim kryeministri dhe aty do të mund të arrinim një mirëkuptim mes katër kryetarëve dhe tij. Kjo do të ishte më e rrugës dhe më e mirë, se çdo tentim tjetër. Por nuk ka asnjë sinjal që kryeministri do të na ftojë në takim.” – ka thënë Peci për Klan Kosovën.
Ai tutje ka deklaruar se dakordimi mes katër kryetarëve dhe Kurtit do të ishte më i pranueshëm.
“Edhe qytetarët do ta kuptonin që kur të arrihej një marrëveshje mes kryeministrit dhe katër kryetarëve, do të ishte më e pranueshme. Për dorëheqje, nuk kam menduar ende, pasi që duhet të biseodjmë me ambasadorë e me kryetarin e partisë sonë.” – ka thënë ai.
Duke folur për zgjedhjet e reja, Peci ka paralajmëruar takim për javën e ardhshme me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
