Scholz: Depozitat e kursimtarëve gjermanë janë të sigurta - NACIONALE

Scholz: Depozitat e kursimtarëve gjermanë janë të sigurta

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, të premten u mundua që t’i siguronte qytetarët se sistemi bankar i vendit mbetet i fuqishëm dhe i qëndrueshëm.

“Depozitat e kursimtarëve gjermanë janë të sigurta, jo vetëm për shkak të qëndrueshmërisë më të lartë të sistemit bankar dhe rregullave më të rrepta, por edhe për shkak të fuqisë sonë ekonomike”- tha ai në një intervistë për gazetën gjermane për biznes, “Handelsblatt”, përcjell agjencia "Anadolu".

Kancelari gjerman tha se nuk sheh rrezik për përsëritjen e krizës së madhe financiare të vitit 2008 pavarësisht nga shqetësimi i gjerë në tregje pas kolapsit të bankës “Silicon Valley Bank” dhe rënies së vlerës së aksioneve të bankës “Credit Suisse”.

“Jetojmë në një kohë tërësisht ndryshe. Ligjvënësit dhe rregullatorët bankarë i morën mësimet e tyre nga falimentimi i bankës “Lehman Brothers” më 2008”- shtoi ai.

“Rregullatorët bankarë janë më të rreptë se atëherë dhe ne, gjithashtu, shohim që ata që janë përgjegjës në ShBA, Britani të Madhe dhe më rishtazi në Zvicër, vepruan shpejt dhe në mënyrë vendimtare”- tha kancelari Scholz.

Banka e njohur zvicerane, “Credit Suisse”, ka thënë se do të kërkojë 50 miliardë franga kredi nga banka qendrore zvicerane pas rënies së vlerës së aksioneve të saj.

Lajme të ngjashme