Çfarë po ndodh me bankën e madhe zvicerane Credit Suisse? - NACIONALE

Çfarë po ndodh me bankën e madhe zvicerane Credit Suisse?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pas frikës së shkaktuar nga kolapsi i bankës Silicion Valley Bank (SVB) në Kaliforni, paniku ka kapluar sërish në lidhje me stabilitetin e bankës kryesore evropiane Credit Suisse.

Çfarë po ndodh në Credit Suisse?

The Guardian raporton se aksionet e huadhënësit zviceran kanë ranë më shumë se 30% në një moment të mërkurën, një nivel rekord të ulët prej rreth 1.56 franga zvicerane për aksion, pasi aksioneri kryesor i saj, Banka Kombëtare Saudite (SNB), ka përjashtuar mundësinë e ofrimit të financimeve të reja, për shkak të rregulloreve që kufizojnë aksionet e saj.

Raportohet se kryetari i SNB-së, Ammar Al Khudairy, ka thënë për Reuters se Credit Suisse ishte "një bankë shumë e fortë" dhe nuk kishte gjasa të kishte nevojë për më shumë para pasi kishte mbledhur 4 miliardë franga zvicerane për të financuar një plan të madh ristrukturimi në vjeshtën e vitit të kaluar.

Megjithatë, komentet e tij për t’i vënë një kapak financimit i kanë trembur investitorët.

Ky panik është krijuar në lidhje me dobësitë e mundshme që mund të sjellë rënia e aksioneve në një sektor bankar global që ende është duke e vuajtur kolapsin e SVB-së, si dhe frika për probleme të vazhdueshme në huadhënësin zviceran, që njihet si huadhënësi i 17-të më i madh i Evropës dhe është shumë më i madh se SVB, duke u konsideruar sistematikisht i rëndësishëm për sistemin financiar global.

Raportohet gjithashtu, se pas rënies së aksioneve të bankës zvicerane, ka pasur rënie të aksioneve edhe në shumë banka tjera evropiane.

The Guardian shkruan se, këto lëvizje të tregut mund të shkaktojnë panik te klientët të cilët mund të tërheqin para, duke krijuar një rrjedhje të depozitave që është e rrezikshme për bankat më të vogla që mbështeten më shumë në paratë e klientëve.

Megjithatë, pas rënies së aksioneve të Credit Suisse, Banka Qendrore e Zvicrës ka njoftuar se është gati të ofrojë mbështetje financiare për të.

Në një deklaratë të përbashkët me rregullatorin zviceran të tregut financiar FINMA, Banka Kombëtare Zvicerane ka thënë se Credit Suisse përmbushi “kërkesat strikte të kapitalit dhe likuiditetit” të vendosura për bankat me rëndësi për sistemin më të gjerë financiar.

Lajme të ngjashme