SBASHK-u do të protestojë para qeverisë më 1 maj, këto janë 11 kërkesat - NACIONALE

SBASHK-u do të protestojë para qeverisë më 1 maj, këto janë 11 kërkesat

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se do të organizojë një protestë më 1 maj, Ditën e Punëtorëve.

Në njoftim është thënë se protesta do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë dhe aty do të prezantohet kërkesat e tyre.

Sipas njoftimit, në protesto do të prezantohen 11 kërkesa.

“Të nderuara anëtare, të nderuar anëtarë të SBASHK-ut ju informojmë se duke u angazhuar e duke ngritur zërin për kërkesat tuaja legjitime kryetarët e shoqatave sindikale bashkë me anëtarë të kryesive që nga çerdhet shkollat e universitetet, bashkë me kryetarët e nivelit komunal e të universiteteve e me kryesinë e SBASHK-ut më 1 maj do të jenë në protestë para Qeverisë”, është thënë në njoftim.

Më poshtë janë të renditura kërkesat që do të prezantohen në protestë:

1. Duam dialog social për realizimin e kërkesave tona,

2.Nuk lejojmë të bëhen ndryshime të ligjeve në dëm të punëtorëve të arsimit,

3.Kërkojmë nënshkrimin e aneks Kontratës Kolektive të Arsimit sidomos për ruajtjen e vendeve të punës,

4.Qeveri respekto pensionistët sepse ju arsimuan edhe juve,

5.Kërkojmë urgjentisht të ngritet vlera e kooeficientit të pagave për se paku 30%,

6.Kërkojmë përmirësimin e kushteve të punës në institucionet arsimore,

7. Plotësimi i Ligjeve të mos bëhet pa pajtimin e sindikatave,

8.Duam funksionalizimin e Këshillit Ekonomik Social,

9.Kërkojmë që norma javore të jetë 18 orë si në shtetet e rajonit,

10.Qeveria të sigurojë buxhet për zbatimin e Kontratës Kolektive të Arsimit pa pasur nevojë të shkohet në gjykata,

11.Kërkojmë të kemi përaqësues të punëtorëve në komisione e borde në të cilat vendoset për çështjet jetike për punëtorët.

Të nderuara anëtare , të nderuar anëtarë

Na priftë e mbara bashkë e në SBASHK

Lajme të ngjashme