Sarrazin takon Kurtin, Listën Serbe e anëtarë të shoqërisë civile - NACIONALE

Sarrazin takon Kurtin, Listën Serbe e anëtarë të shoqërisë civile

2 vjet më parë

nga NACIONALE

I dërguari i Gjermanisë për ballkanin përendimor Manuel Sarrazini po qëndron në Kosovë.

Ai përmes platformës “X” ka njoftuar se ka takuar Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Listën Serbe e anëtarë të shoqërisë civile.

“Takime të rëndësishme në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, Listën Srpska dhe anëtarë të shoqërisë civile”, ka shkruar Sarrazin.

Ndryshe, Sarrazin duke iu përgjigjur pyetjeve të Nacionales, ka thënë se nuk ka ndonjë indikacion se Serbia mund ta pushtoj apo sulmoj Kosovën, ashtu siç ka paralajmëruar disa herë Kryeministri Kurti.

Lajme të ngjashme