Sarrazin: Shumë investitorë shkojnë në Serbi, duam që kjo të ndryshojë e të vijnë në Kosovë - NACIONALE

Sarrazin: Shumë investitorë shkojnë në Serbi, duam që kjo të ndryshojë e të vijnë në Kosovë

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Maneul Sarrazin ka thënë se ekonomikisht dhe politikisht janë ndër partnerët kryesorë të Kosovës.

Sipas “EO”, gjatë Forumit të Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Prejt atje, ai citohet të ketë thënë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë bashkë në tregun e BE-së.

“Ajo që dua të them është se nëse shoh mundësitë për rritje ekonomike, jam i bindur se Kosova është me potencial për inovacion dhe zhvillim. Gjermania ekonomikisht dhe politikisht është ndër partnerët kryesor në Kosovë sepse besojmë në të ardhmen tuaj. Gjermania është organizuar edhe në rajon në gjashtë shtetet e Ballkanit”.

“Në rajon nëse shihet potenciali që e keni në Ballkan për shkak të një popullate të re sepse nuk dëshiron të presë, por dëshiron të veprojë. Për investime, e kemi një hartë që ka diçka që quhet rajon. Dhe ne duam që të shkojnë bashkërisht në tregun e BE-së. Nëse shohim zgjerimin e Bashkimit Evropian, e shohim se ka qenë i suksesshëm gjatë vitit 2014-17”.

Sarrazin ka shtuar se të gjitha ekonomitë në Ballkan nuk janë një treg i mjaftueshëm për një kompani, duke thënë se shumë investitorë po shkojnë në Serbi.

“Të gjitha ekonomitë në Ballkan nuk janë një treg i mjaftueshëm që të vijë një kompani. Shumë investitorë shkojnë në Serbi, pra ne duam që kjo të ndryshojë dhe investitorët duam që të vijnë në Kosovë dhe të krijohet një treg i përbashkët rajonal.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme