Sarrazin nesër në Kosovë, mban konferencë për media
Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin pritet të qëndrojë nesër në Kosovë.
Kjo është bërë me dije nga ambasada gjermane, ku mes tjerash është njoftuar se Sarrazin do të ketë disa takime zyrtare.
Veç kësaj, ai pritet të mbajë një konferencë për media.
Konferenca do të mbahet nga ora 18:00 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
“Manuel Sarrazin, Përfaqësuesi Special i Qeverisë Federale për vendet e Ballkanit Perëndimor do të vizitojë Kosovën nesër, më 29.08.2024. Pas takimeve zyrtare, Sarrazin do të mbajë një konferencë për shtyp para nisjes.” - thuhet në njoftim.