Sarrazin në Prishtinë, Rohde e Bislimi e hapin forumin ekonomik gjermano-kosovar
Sot edhe nesër në Prishtinë mbahet Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar.
Të pranishëm përveç kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, zëvendëskryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi dhe Ambasadori Gjerman Jörn Rohde, do të jenë edhe Manuel Sarrazin, i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor si dhe deputeti i Bundestagut, Peter Beyer.
Ky forum i cili në vitin 2022 i solli Kosovës një investim prej 20 milionë euro në sektorin e prodhimit, do të mbahet dy ditë me radhë, sot dhe nesër.
“Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane (Ost-Ausschuss der deutschen Ëirtschaft), ka kënaqësinë t’ju ftojë në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili do të mbahet më 2-3 Tetor 2024 në Klan Arena, Prishtinë”, thuhet në njoftim.