Samiti në Tiranë, liderët e vendeve të BE-së miratojnë deklaratën që kërkon progres në Dialogun Kosovë-Serbi - NACIONALE

Samiti në Tiranë, liderët e vendeve të BE-së miratojnë deklaratën që kërkon progres në Dialogun Kosovë-Serbi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mediumi A2 CNN ka raportuar se ka lexuar deklaratën e përbashkët me të cilët liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor do të dalin në përfundim të Samitit që do të zhvillohet nesër (e martë) në Tiranë

Siç raporton ky medium, në deklaratën e përbashkët nënvizohet rëndësia e partneritetit strategjik mes vendeve të Ballkanit dhe BE-së, përballë agresionit rus në Ukrainë si dhe çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ku theksohet mbështetja e plotë për procesin dhe i bëhet thirrje që të ecet përpara, pasi është një pikë kritike për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit.

Gjithashtu, BE-ja konfirmon përkushtimin e saj të plotë për perspektivën integruese të Ballkanit Perëndimor, bazuar në reforma të besueshme dhe parimet e meritës.

Qëndrimi bashkë me BE-në është shenjë e qartë e orientimit strategjik të partnerëve, tani më shumë se kurrë, teksa Rusia përshkallëzon luftën dhe agresionin e saj në Ukrainë. Një vizion i përbashkët për të ardhmen përfshin përgjegjësi të përbashkëta.

Teksa thellojmë bashkëpunimin me partnerët, u bëjmë thirrje që të bëjnë përparime të shpejta dhe të qëndrueshme drejt rreshtimit të plotë me Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë me BE-në. Vlerësojmë ata partnerë të Ballkanit Perëndimor që kanë treguar tashmë përkushtimin strategjik dhe i inkurajojmë ata që nuk e kanë bërë, që të ndjekin të njëjtin shembull”, thuhet në deklaratë, duke u theksuar se BE-ja është partneri më i afërt i rajonit, investitori kryesor si dhe partneri tregtar e donatori më i madh.

.

Lajme të ngjashme