Samiti i NATO në Turqi, Ministria e Mbrojtjes e konfirmon: Nuk jemi ftuar - NACIONALE

Samiti i NATO në Turqi, Ministria e Mbrojtjes e konfirmon: Nuk jemi ftuar

1 orë më parë

nga NACIONALE

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se Kosova nuk është ftuar në samitin e NATO-së, i cili do të mbahet në Turqi.

Ajo ka sqaruar se ftesa për Kosovën mungon për shkak se nuk është anëtare e kësaj organizate dhe nuk është pjesë e programit për partneritet.

Lidhur me interesimin tuaj për raportimet se Kosova nuk ka marrë ftesë për pjesëmarrje në Samitin e NATO-s, ju njoftojmë se Republika e Kosovës nuk është shtet anëtar i NATO-s dhe as pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe (Partnership for Peace – PfP). Për këtë arsye, ajo nuk merr pjesë në Samitet e NATO-s si shtet pjesëmarrës”, ka vlerësuar Ministria e Mbrojtje në një përgjigje për Ekonomia Online.

Sipas Ministrisë, Kosova as në të kaluarën nuk ka marrë pjesë në samitet të tilla.

Edhe në të kaluarën, Kosova nuk ka marrë ftesë për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s si shtet pjesëmarrës. Përjashtim kanë qenë ftesat për aktivitete të veçanta të organizuara në margjinat e Samitit, siç ishte aktiviteti “Ëomen, Peace and Security” (Gratë, Paqja dhe Siguria), i organizuar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë Samitit të NATO-s vitin e kaluar”, ka vlerësuar ministria.

Ndër të tjera, ministra ka treguar se në këtë takim do të marrin pjesë krerët e shteteve anëtare si dhe të partnerëve të ftuar në raste të veçanta.

Samitet e NATO-s janë takime të krerëve të shteteve dhe qeverive të 32 vendeve anëtare të Aleancës, si dhe të partnerëve të ftuar në raste të veçanta. Prandaj, theksojmë se Republika e Kosovës nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në një Samit të NATO-s si shtet pjesëmarrës, për shkak se nuk është ende shtet anëtar i Aleancës”, ka bërë me dije ministria.

Lajme të ngjashme