Sami Lushtaku nderon amerikanin që bëri shumë për UÇK-në - NACIONALE

Sami Lushtaku nderon amerikanin që bëri shumë për UÇK-në

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, e ka nderuar me mirënjohje amerikanin Benito Mares, i cili të hënën ka organizuar koncertin gala për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës në Morinë të Skenderajt.

Ai ka thënë se mikun e shqiptarëve e ka falënderua për gjithçka që ka bërë deri me tani.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Mares është një mik i Kosovës.

“Me mikun tonë amerikan Benito Mares, për ta falënderuar për gjithçka që ka bërë për të nderuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë edhe organizimin e Gala-Koncertit për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të ngjashme