Sami Kurteshi – Nacionales: Ju jeni media kriminale, të vrasësve me pagesë
“Jeni media kriminale të vrasësve me pagesë”. Kjo është fjalia që nxori nga goja Sami Kurteshi i Vetëvendosjes, përfaqësues i kësaj partie në KQZ.
Gazeta Nacionale ka përcjellë sot procesin e rinumërimit të votave me postë, përkatësisht disa kuti të tilla ku në qendrën e numërimit, veç tjerëve, ishte edhe zyrtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi.
Ky i fundit, pyeti gazetarët se pse po e përcjellin.
“Pse po më vini prapa. A mu keni ardhë me m’përcjell a?”, thotë Kurteshi.
“Qëllimi juaj është me bë tituj kriminel për Vetëvendosjen. Media kriminale që e kanë një qëllim”, thotë Kurteshi.
“Ju pse jeni këtu? A mendoni se jeni tuj bë presion të vazhdueshëm…?” – pyet gazetarja e Nacionales, Kurteshin.
“Jo hajt zonjë ec allahile. Ju jeni media kriminale të vrasësve me pagesë”, përsërit ai.
“Prej gazetës Nacionale? Jo s’je gazetë, nuk kam pa gazetë Nacionale, ju nashta keni pa. jeni të instruktumë prej një krimineli që është përbaltës dhe ndihmës i vrasësve me pagesë”, thotë Kurteshi.
Edhe para pak ditësh, i njëjti person me emrin Sami Kurteshi, ishte në qendrën e numërimit ku po bënte presion ndaj vëzhguesve.
Gazeta Nacionale solli momentet në minutat më poshtë.