Kompania “Sallahu” për tenderin e MI-së: E mirëpresim hetimin e prokurorisë, jemi ftuar si dëshmitar nga hetuesia - NACIONALE

Kompania “Sallahu” për tenderin e MI-së: E mirëpresim hetimin e prokurorisë, jemi ftuar si dëshmitar nga hetuesia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kompania “Sallahu” sh.p.k. ka dërguar përgjigjet e saj në lidhje me tenderin për sanimin e rrugës Pejë-Kuqishtë-Çakorr për të cilën ka raportuar dje gazeta Nacionale. Në reagimin e tyre, Sallahu ka theksuar se raporti i komisionit profesion është i mangët dhe joobjektiv.

“Se Raporti i Komisionit Profesional nr. 6360 te dt 07.08.2023 eshte jo objektiv dhe i manget, dhe nuk paraqet te argumentuar me fakte dhe prova gjendjen faktike se cfare ne te vertete eshte punuar ne teren ne realizimin e ketij projekti, si dhe cfare eshte paguar , e deshmon edhe Vendimi nr. 7169 i dates 15.09.2023 i nxjerre nga Komisioni Disiplinor i Ministrise se Mjedisit, Planifikimint Hapesinor dhe Infrastruktures…” – thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Lulzim Sallahut, pronar i kompanisë “Sallahu”.

Në përgjigjen e tyre, kjo kompani ka treguar se ka ushtruar kallëzim penal, duke shtuar se e mirëpret nisjen e hetimeve nga Prokuroria për këtë rast.

“Sa i përket informacioneve se Prokuroria Themelore e Pejës ka deklaruar për Nacionalen se është duke e hetuar tenderin për rrugën "Pejë-Kuqishtë-Çakorr", e mirëpresim këtë njoftim nga ana e Prokurorisë , pasi që siç ritheksuam, interesi ynë është që ky proces të shkoj deri në fund , dhe të del e vërteta.” – thuhet aty.

Deklarata e plotë dhe pa ndërhyrje e kompanisë “Sallahu”:

Të nderuar ,

Ju falënderojmë që na kontaktuat, dhe shprehët interesimin tuaj lidhur me projektin ‘’ Rehabilitimi i rruges Nacionale N9 – Segmenti Pejë -Kuqishtë-Qakorr -Sanim Emergjent’’.

Duke qenë se në vazhdimësi po tentohet nga grupet e interesit të shpërndahen informacione të pa vërteta lidhur me ne si Kontraktues dhe këtë projekt, për hirë të së vërtetës ju ofrojmë provat dhe argumentet si në vijim , përfshirë këtu edhe përgjigjet lidhur me pyetjet tuaja të parashtruara .

Sqarojmë se;

Kompania Sallahu Shpk ka një Kontratë aktive për intervenim në disa stacionazha të segmentit, në më pak se 3km gjatësi, nga gjatësia totale prej 22km e Rrugës Pej-Kuqishtë-Qakorr.

Vlera e përgjithshme e Kontratës është 652,018.45€ .

Kompania Sallahu Shpk nuk është e kontraktuar për ndërtimin e rrugës Pejë-Kuqishtë-Qakorr, dhe nuk është e kontraktuar për Mirëmbajtjen e rrugës, por ka Kompani të tjera që janë të kontraktuara nga MMPHI për mirëmbajtjen e asaj rruge, por që në mënyrë të njëanshme dhe tendencioze po tentohet që komplet trasa e rrugës të hidhet nën përgjegjësinë tonë.

Gjithësesi, referuar pjesës tonë në të cilën ne jemi kontraktues, mos hartimi i projektit nga ana e MMPHI në kundërshtim me nenin 28 par 10 të LPP-se , dhe parashikimet ‘’paushall’’në Paramasë dhe Parallogari kanë vënë në pah shumë mangësi gjatë realizimit të punëve, si rrjedhojë e planifikimit jo të duhur dhe aspak profesional nga Autoriteti Kontraktues.

Mos ofrimi i zgjidhjes për problemet e paraqitura përgjatë realizimit dhe neglizhenca në trajtimin e kërkesave nga Autoriteti Kontraktues ,ne si Kontraktor na ka shkaktuar vonesa të pa arsyeshme, ku theksojmë se kemi qenë për ditë të tëra në pritje me të gjithë kapacitetin njerëzor dhe teknik.

Rrjedhimisht bëhet e qartë se ne si Kontraktor kemi kontaktuar përmes shkresave Autoritetin Kontraktues pra MMPHI, dhe kemi pritur nga e njejta të na ofrojë zgjidhje në problemet e paraqitura.

Pëveq shkresave/kërkesave të parashtruara në formë në zyrtare të parapara me legjistlacionin në fuqi ,ne nuk kemi pasur asnjë tjetër komunikim me Autoritetin Kontraktues, dhe se nuk ka pasur asnjë lloj presioni nga ana jonë.

Për këtë ekzistojnë të gjitha Kërkesat e evidentura, të cilave Autoriteti Kontraktues nuk u përgjigjej me muaj të tërë, dhe për këtë keni vetëm disa nga provat në vijim :

Pasi që e kemi nënshkruar Kontratën, me datë 16.03.2022 kemi kërkuar nga Organi Mbikqyrës i caktuar nga MMPHI që të na ofrohet projekti i realizimit të punimeve dhe ,pas 22 ditë pritje, me dt 07.04.2022 nga Departamenti i Infrastrukturës Rrugore të MMPHI jemi urdhëruar që punimet të realizohen pa projekt, në kundërshtim me Nenin 28 paragrafi 10 i LPP-së .

Autoriteti Kontraktues me datë 02.06.2023 ka kërkuar nga ne që të Hartohet projekt me qëllim të zgjatjes së distancës së ekzkekutimit, dhe të cilin projekt (pavarësisht që ne si kontraktor nuk parashihet të kemi obligime të tilla), e kemi hartuar dhe së bashku me koston,afatet kohore te kryerjes së punimeve e kemi dorëzuar me dt 17.06.2022 .

Me datë 14.06.2022 kemi parashtruar po ashtu Kërkesë për punë shtesë për pozicione te cilat nuk kanë të parapara në Paramasë dhe Parallogari (përfshirë këtu disa punë të Rigollës apo Kanaleve të hapura) .

Meqënse nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga Autoriteti Kontraktues, ne përmes Kërkesave të evidentuara të datës 30.06.2022,dhe dt 15.07.2022 kemi kërkuar të na njoftojnë lidhur me rifillimin e punimeve sipas kontratës apo projektit të hartuar-propozuar nga ana jonë, njëkohësisht duke e njoftuar Autoritetin Kontraktues se jemi në pritje me tërë kapacitetet njerëzore dhe teknike për të realizuar punimet .

Pas 33 ditë pritje ,me 20.07.2022 njoftohemi të fillojmë përgaditjet për rifillim të punimeve sipas kontratës pasi që kërkesa nuk është miratuar dhe Ankes Kontrata nuk është nënshkruar, dhe me Urdhër të Menaxherit të Kontratës dhe Drejtorit të DMR-së kemi filluar të punojmë tek stacionazha e fundit duke realizuar ato pozicione.Potencojmë që në disa pozicione, sikurse tek tunelet dhe në disa pika të tjera ku është dashur të minohet , nuk ka pasur mundesi te minohet per shkak se nuk ka pasur projekt , dhe kompanitë e minimit nuk kanë pranuar të minojnë pa projekt pa analiza te gjeomekanikës te materialit, sepse është e pa mundur të merret leja për minim.

Kompania Sallahu Shpk për të gjitha punët e realizuara në këtë projekt, ka bërë matjet gjeodezike, ka paraqitur punimet në Librin dhe Ditarin Ndërtimor, (me dëshmi Foto nga periudha e realizimit të punimeve) ,janë bërë analizat nga Laboratori i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (për këtë janë provë raportet nga ETL Kosova të cilat dëshmojnë për cilësinë dhe kualitetin e duhur të materialeve) dhe janë Certifikuar pagesat e punëve të kryera për Situacionin I në vlerë prej 150,023.75€ , si dhe Situacionin të II-të në vlerë prej 58,773.30€.

Nga Menaxheri i Projektit i caktuar nga MMPHI, janë Certifikuar edhe punimet e kryera në Situacionin e III-te në vlerë prej 12,083.32 euro me nr.Ref 1506 , të cilat nuk janë paguar ende nga Autoriteti Kontraktues.

Po ashtu, nga Autoriteti Kontraktues nuk janë paguar edhe dy Faturat sipas Kërkesave nr.prot 5105 dhe 5106 për Kompenzim të Inflacionit në vlerë totale prej 46,399.00euro lidhur me këtë projekt, të parashtruara në bazë të Ligjit nr. 08/L - 183 dhe Vendimin nr 89/2022 të datës 27.12.2023 nga Ministria e Financave,Punës dhe Transfereve për mbështetjen e punëve publike.

Ne si punëkryes, nuk kemi pranuar asnjë pagesë nga Autoriteti Kontraktues për punë të pa kryera, për më tepër ,Autoriteti Kontraktues sic u potencua, ka obligim ndaj nesh si Kontraktor vlerën e përgjithshme prej 57,274.99 euro për punët e kryera.

Sa i perket aludimeve tuaja , për ‘’ mundësi të keqpërdorimeve’’ konsiderojme se jeni duke ju referuar nje ‘’Raporti’’nr 6360 lidhur me sasitë e punimeve, të një Komisioni të themeluar nga Sekretari I MMPHI Izedin Bytyqi (ndaj të cilit është ngritur Aktakuzë sipas Kallëzimit të parashtruar nga ne për shkelje dhe keqpërdorime), nje raport i njeanshëm ,në të cilin është paraqitur një gjendje krejtesishtë tjetër nga ajo në terren, ne te cilin konstatohet një gjendje pa bërë fare matje gjeodezike dhe verifikim të sasive ne terren , dhe pa prezencen e punekryesit.

Se Raporti i Komisionit Profesional nr. 6360 te dt 07.08.2023 eshte jo objektiv dhe i manget, dhe nuk paraqet te argumentuar me fakte dhe prova gjendjen faktike se cfare ne te vertete eshte punuar ne teren ne realizimin e ketij projekti, si dhe cfare eshte paguar , e deshmon edhe Vendimi nr. 7169 i dates 15.09.2023 i nxjerre nga Komisioni Disiplinor i Ministrise se Mjedisit, Planifikimint Hapesinor dhe Infrastruktures ne te cilin thuhet se:

Lidhur me konstatimet e pa vërteta, të pa qëndrueshme, e të pa mbështetura me asnjë prove të vetme në Raportin nr 6360, ne kemi paraqitur Kallëzim Penal në Prokurorinë e Shtetit nën dyshimet e bazuara mire se kanë kryer veprën penale Keqperdorim i detyres apo autoritetit zyrtar te sanskionuar me Kodin Penal neni 414 par 2 , dhe Mashtrimi i sanksionuar me nenin 323 par 2 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves.

Potencojme që ,Përfaqësuesi i Kompanisë Sallahu Shpk është ftuar nga hetuesia në cilësinë e dëshmitarit, për të sqaruar të gjitha konstatimet e pa vërteta në raportin e lartëcekur, ku kemi kërkuar që të dilet në vendin e ngjarjes dhe që të verifikohen këto sasi në prezencën Hetuesisë, Zyrtarëve të Ministrisë ,dhe Kompanisë tonë , pasi që interesi ynë është që ky proces të shkoj deri në fund, pasi që disa zyrtarë me qëllim që të justifikojnë veprimet e tyre të pa përgjegjshme, kanë ndërmarrë veprime në dëm të Kompanisë Sallahu.

Sa i perket informacioneve se Prokuroria Themelore e Pejes ka deklaruar per Nacionalen se eshte duke e hetuar tenderin per rrugen "Peje-Kuqishte-Çakorr", e mirëpresim këtë njoftim nga ana e Prokurorisë , pasi që siç ritheksuam, interesi ynë është që ky proces të shkoj deri në fund , dhe të del e vërteta.

Bashkangjitur gjeni përgjigjet së bashku me provat, me kërkesën për përfshirje të plotë të përgjigjeve dhe mos lakim të deklaratave.

Me nderime ,

''Sallahu Shpk''

Lajme të ngjashme