Salihu: Thaçi në mandatin e parë 3-vjeçar e ka pasur buxhetin gati tre herë më të vogël se Kurti në 4-vjeçarin e parë - NACIONALE

Salihu: Thaçi në mandatin e parë 3-vjeçar e ka pasur buxhetin gati tre herë më të vogël se Kurti në 4-vjeçarin e parë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Fitim Salihu ka krahasuar buxhetin e shtetit në kohën sa kryeministër ka qenë Hashum Thaçi me kohen kur kryeministër është Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije se Kurti ka qeveris me 8,5 miliardë euro, kurse Thaçi me 3,2 miliardë euro.

Në profilin e tij në “Facebook”, Salihu ka shkruar se sa buxheti i krejt mandatit të parë të Hashim Thaçit (3,2 miliard euro) ka qenë buxheti vetëm për vitin 2024 i Albin Kurtit (3,3 miliard).

“Hashim Thaçi e ka pas në mandatin e parë trevjecar buxhetin gati tre herë më të vogël se Albin Kurti në trevjeçarin e parë. Nëse dy kryeministrave më jetëgjatë të Kosovës ua krahason buxhetet e tre vjetëve të para, Albini ka qeveris me 8,5 miliard euro, Thaçi me 3,2 miliard. Aq sa buxheti i krejt mandatit të parë të Hashim Thaçit (3,2 miliard euro) ka qenë buxheti vetëm për vitin 2024 i Albin Kurtit (3,3 miliard). Albin Kurti për katër vjet si kryeministër ka pas rreth 30% më shumë buxhet sesa Hashim Thaçi për 7 vjet kryeministër. Albini – rreth 13 miliard euro (nëse ia llogarit edhe gjysmën e vitit 2020) për katër vjet e gjysmë, Thaçi – rreth 10 miliard euro për shtatë vjet”, ka shkruar ai.

Më pas, ai ka treguar investimet që ka bërë Thaçi në mandatin e parë.

“Çka ka investu Albini me 13 miliard euro në mandatin e parë? Dihet për fatin e Urës 10-metroshe të Staradranit dhe katër kopshte fëmijësh dhe... kaq. Dështim në ekonomi, arsim, shëndetësi. Vetëm dështime dhe skandale korrupsioni qindra-milionëshe. Çka ka punu Thaçi me 3 miliard euro në mandatin e tij të parë? E ka ndërtu një autostradë (për Shqipëri), e ka fillu autostradën e dytë (për Maqedoni), e ka dyfishu pagën mesatare, i ka ndërtu nja 100 shkolla të reja (pa llogarit qindra tjera të renovuara), i ka asfaltu rreth 1600 km rrugë (nëse s'gaboj, më parë, krejt Kosova në total i ka pas total 1500 km rrugë të asfaltuara), etj., etj”, ka shkruar ai.

Salihu ka vlerësuar se Thaçi nuk është në garë më 9 shkurti.

“Hashim Thaçin s'e keni në garë më 9 shkurt. Ai është në një "garë" më të madhe – në garën për mbrojtjen e luftës për liri. Por, ama Albinin e keni. E keni aty me ndëshku për mospunën, korrupsionin dhe arrogancën e tij katërvjeçare. Është në dorë të secilit se a keni me votu duke u nis nga racio e analiza gjakftohtë dhe e pasmirë, apo keni me votu duke u nis nga emocionet, dashnia e pakrye e mllefi toksik”, ka vlerësuar Salihu.

Lajme të ngjashme