Sa vota i mori në Paris “profesori nga Parisi”? - NACIONALE

Sa vota i mori në Paris “profesori nga Parisi”?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për deputet i partisë Guxo, Nezir Kraki fillimisht ishte bërë i njohur duke u paraqitur si “profesor nga Parisi”.

Kraki, i cili duket se ka fituar numrin e nevojshëm të votave për t’u bërë deputet, ka marrë 54 vota nga votimi në Ambasadën e Kosovës në Paris.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me përditësimin e rezultateve nga numërimi i votave nga përfaqësitë diplomatike.

Përditësimin e rezultateve mund ta ndiqni duke klikuar KËTU.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Vetëvendosje ka dalë e para më 342 mijë e 281 vota, apo 40.80 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 811 vota apo 22.03 për qind. LDK ka dalë e treta më 147 mijë e 888 vota ose 17.63 për qind.

Koalicioni AAK-Nisma ka dalë e katërta në këto zgjedhje me 62 mijë vota.

Lajme të ngjashme