Sa s’ishte ministër punoi në privat, Vitia: Kisha pas qejf ndoshta të jem edhe inxhinier
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur për punën e tij në një klinikë private, pasi humbi zgjedhjet në Prishtinë, derisa kishte dhënë dorëheqje edhe nga pozita e ministrit.
Vitia ka thënë se ai ka punuar pasi është mjek me profesion.
Ministri shtoi se “do të kishte pasur dëshirë ndoshta të ishte inxhinier”.
"Është pak paradoksale, unë po vij për herë të tretë si ministër, po më thërrasin edhe veteran. Dy mandatet e para kanë qenë mandate, kanë qenë të fokusuar në pandemi. Sa i përket angazhimit në sektorin privat gjatë kësaj periudhe, unë jam mjek, kisha pas qejf ndoshta të jem edhe inxhinier, nuk jam, se ku angazhohem unë si profesionist, ka lidhje me profesionin tim." - tha ai në ATV.
