Arben Vitia s’beson që do të vazhdojë punën Komisioni për Shëndetësi ku "shef" është Kurti
Komisioni Ekzekutiv për Shëndetësi nuk pritet që të vazhdojë edhe për shumë kohë punën, derisa vlen të përmendet se kryesues, është vetë kryeministri Albin Kurti.
Kjo është thënë nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili “nuk beson” që do të vazhdojë edhe gjatë funksionimi i këtij komisioni.
“...që i bie, komisioni do të vazhdojë të funksionojë?” - u pyet në një intervistë ai nga gazetari i ATV-së.
“Nuk besoj (që do të vazhdojë të funksionojë), ka arritur objektivat e veta. Unë besoj që shumë shpejt do të bëhet një rikapitulim i punës, dhe do të nxirren disa rekomandime që do të jenë edhe udhërrëfyer për mua për punën në dikaster.” - ka thënë ai.
Ndërkohë në këtë intervistë, Vitia fillimisht u pyet për marrëdhënien e tij me Kurtin, duke marrë parasysh se njëri është ministër i Shëndetësisë, e tjetri kryesues i Komisionit.
“Marrëdhënia ime me Kuritn është marrëdhënie e ministrit me kryeministrin, anëtarit të kryesisë me kreun e LVV-së, është një marrëdhënie e shkëlqyeshme. Ka qenë veprim i mirë (formimi i Komisionit), për disa arsye. Kemi thënë nga fillimi që shëndetësia do të jetë prioritet i kësaj qeveria. Ku ka më mirë se sa të përfshihet vetë kryeministri në angazhim në këtë sferë.” - tha ai.
