Sa është pasuria e Sllavkos së Listës Serbe me të cilin u përgjua Mimoza Kusari? - NACIONALE

Sa është pasuria e Sllavkos së Listës Serbe me të cilin u përgjua Mimoza Kusari?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mimoza Kusari e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Slavko Simiqi janë protagonistë në përgjimet e publikuara nga Nacionale.

Këta të dy, dëgjohen duke u koordinuar për shumë çështje, dhe tashmë, Nacionale ka publikuar dy pjesë të këtyre përgjimeve, derisa pjesa tjetër do të publikohet nesër.

Sa është i pasur, personi me të cilin bashkëbisedonte Kusari-Lila?

Slavko Simiq ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës deri kur serbët vendosën të tërhiqen nga institucionet, duke përfshirë këtu edhe Listën Serbe nga Qeveria e Kuvendi.

Në deklarimin e tij të fundit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, ai nuk ka deklaruar pasuri të luajtshme e as të paluajtshme.

Megjithatë, ai ka deklaruar shuma të mëdha të parave të mbajtura të gatshme nëpër institucione financiare.

Simiq ka deklaruar se në një bankë në Zveçan, i ka të gatshme 57 mijë e 800 euro, ndërsa në një tjetër në Mitrovicë, rreth 10 mijë e 553 euro.

Ai ka para të gatshme edhe në një bankë në Leposaviq, rreth 5 mijë e 700 euro.

Krejt këto, të llogaritura bashkë janë mbi 74 mijë euro.

Të hyra vjetore, Simiq i ka deklaruar 29 mijë e 242 euro nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa 10 mijë e 440 euro, i ka deklaruar si pagë vjetore të bashkëshortes.

Po ashtu, ai pagë vjetore ka raportuar edhe 7 mijë e 720 euro të tjera.

Më poshtë, dy videot e bisedës Kusari-Simiq:

Lajme të ngjashme