Sa është numri mesatar i partnereve seksuale të një burri në vende të ndryshme?
Sipas një statistike të publikuar në rrjete sociale, burrat në disa shtete të botës kanë shumë më shumë se një partnere seksuale. Megjithatë, në këtë listë nuk janë përfshirë Kosova e Shqipëria.
Llogaria “World of Statistics” (“Bota e Statistikave”) në rrjetin “Twitter” ka publikuar një listë me 16 shtete sa i përket numrit mesatar të partnereve seksuale të burrave.
Në këtë listë prin Turqia, ku, sipas kësaj statistike, një burrë ka mesatarisht 14,5 partnere seksuale.
E dyta është Australia, ku kjo mesatare është 13,3 partnere seksuale. E treta Zelanda e Re me mesatare prej 13,2.
Average number of sexual partners men have around the world
— World of Statistics (@stats_feed) March 6, 2023
🇹🇷 Turkey 14.5
🇦🇺 Australia 13.3
🇳🇿 NZ 13.2
🇮🇸 Iceland 13
🇮🇹 Italy 11.8
🇸🇪 Sweden 11.8
🇨🇦 Canada 10.7
🇺🇸 US 10.7
🇬🇧 UK 9.8
🇷🇺 Russia 9
🇫🇷 France 8.1
🇳🇱 Netherlands 7.1
🇪🇸 Spain 6.1
🇩🇪 Germany 5.8
🇨🇳 China 3.1
🇮🇳 India 3
Islanda është e katërta me mesatare 13, ndërsa pas saj radhiten dy shtete të tjera evropiane: Italia dhe Suedia me mesatare të njëjtë – 11,8.
Pas tyre janë dy shtete të Amerikës Veriore: Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, me mesatare të njëjtë – 10,7.
Në fund të listët janë Gjermania, me mesatare 5,8, Kina, me mesatare 3,1 dhe India me mesatarisht 3 partnere seksuale për një burrë.