“S`do të kemi më tolerancë nga ShBA-ja”; “është shuplakë”: Kërkohet të merren seriozisht kritikat e Grenellit - NACIONALE

“S`do të kemi më tolerancë nga ShBA-ja”; “është shuplakë”: Kërkohet të merren seriozisht kritikat e Grenellit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kritikat e para të emisarit Special për Misione të Posaçme, Richard Grenell, ndaj Albin Kurtit kanë nxitur reagime të shumta në vend.

Diplomati amerikan brenda pak ditëve dy herë është marrë me Kosovën.

Ai ua ka rikujtuar kryeministrit Albin Kurti dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufca se raportet e Kosovës me ShBA-të nuk janë në nivelin e duhur.

Njohësit e rrethanave politike në vend kanë bërë me dije se qëndrimet e diplomatit amerikan nuk janë të rastësishme.

Ata kanë vlerësuar se këto janë shuplaka për njerëzit e pushtetit.

Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka vlerësuar se këto qëndrime tregojnë se Kurti nuk është njeri i dëshiruar i administratës Trump.

“Ky momentum (fushata elektorale në Kosovë) nuk është zgjedh nga zoti Grenell në mënyrë të rastësishme, ai ka qëndruar deri tani i heshtur, bile disa militantë të VV-së u entuziasmuan se tha se Grenelli i ka fshirë disa tëeet në lidhje me Kurtin edhe u mundojshin me plasu sikur Grenelli me demek po i laritet Kurit, deri në këtë gjendje e prunën këtë narrative”, ka thënë ai në RTV21.

Ai ka vlerësuar se kjo është një shuplakë për kryeministrin Kurti.

“Mirëpo sot e morën shuplakën që e tregon qëndrimin e vërtete, ky moment nuk është zgjedhur rastësisht. Një gjë duhet ta kemi parasysh ajo është publike e thotë vet Grenell Kurti nuk është partneri i tyre i dëshiruar as tash as pas zgjedhjeve, e nëse i bëhet partner i padëshiruar për shkak të zgjedhjeve ose interlekotor jo partner e mandej e këqyrim kah po shkojmë”, ka thënë Peci.

Deklaratën e Grenellit e ka komentuar edhe deputeti kosovar në Kantonin e Bernit, Korab Rashiti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo tregon shumë për kryeministrin Albin Kurti.

“Koha e Albinit tani ëshët e numëruar” ka shkruar Rashiti.

I shqetësuar me raportet në mes të dy vendeve ëshët shprehur edhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në një intervistë për Zërin e Ameriken, ai ka vlerësuar se amerikan nuk do të tolerojnë më.

“Nuk do të kemi më tolerancë në asnjë lëvizje përpara nëse nuk e ndryshojmë qeverinë dhe nëse nuk i rikthehemi marrëdhënieve bilaterale, kontraktuale me administratën Trump. Unë mendoj që edhe në këtë vizitë, kemi ruajtur një vazhdimësi. Kur unë krijova ushtrinë në 2018, ka qenë administrata Trump, pra për ligjet e ushtrisë dhe vetë ushtrinë. E kemi ruajtur një vazhdimësi, por nuk na toleron askush se si i kryejmë punët e shtëpisë. Unë mendoj që punët e shtëpisë fillojnë me ndryshimin e qeverisë. Pra më 9 shkurt. Besoj që do ta shtojmë hapin, ritmin. Mirëpo nuk është njësoj. Është shumë situatë e ndryshme. Ka shumë zhvillime globale. Ka një qasje të re të vetë Presidentit Trump, administratës së tij, ndaj gjithë këtyre proceseve. Ne nuk duhet të përfshihemi në këto planet e reja për riorganizim të proceseve të sigurisë amerikane. Pra, trupat amerikane duhet të vazhdojnë të jenë në Kosovë”, ka theksuar Haradinaj.

Çka tha Grenelli?

Pas inaugurimit të administratës së re amerikane, Richard Grenell ka shkruar edhe për të dytën herë për Qeverinë Kurti.

Ai ka vlerësuar se Albin Kurti i ka sjell marrëdhëniet Kosovë-ShBA në nivel të ulët.

Në llogrinë e tij në “X”, ai nxori një postim të Kurtit pas tërheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale, ku e kishte quajtur atë si “një nga miqtë më të mëdhenj të Kosovës”.

Diplomati amerikan ia ka rikujtuar Kurtit sanksione perëndimore.

“Kurti mori anën (në politikën amerikane) e Joe Biden dhe Kamala Harris dhe prapseprapë u kritikua nga ta”, ka shkruar Grenell, duke shuar se edhe presidenca Biden e kishte kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti.

“Marrëdhëniet e ShBA-së me Kosovën kanë pësuar gjatë presidencës së Biden. Departamenti i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë kanë kritikuar veprimet e Kurtit dhe paaftësinë e tij për të rritur ekonominë e Kosovës”, ka shkruar Grenell.

Paraprakisht, Grenell i kishte reaguar edhe kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili kishte thënë se administrata Biden e kishte vendosur Kosovën në pozitë të disfavorshme në raport me Serbinë në procesin e dialogut të Brukselit.

“Këta shpenzuan katër vite duke e lavdëruar Joe Biden dhe morën pjesë në konventat dhe festat e tyre. Pse s’ankoheshin më parë?”, kishte shkruar Grenell.

Lajme të ngjashme