Rutte në telefon me Trump: Po përgatisim ndihmë miliardëshe dhe garanci të sigurisë për Ukrainën
Shefi i NATO-s, Mark Rutte njoftoi për bisedë telefonike me Presidentin e ShBA-së, Donald Trump, pas të cilës bisedë tha se NATO-ja por forcohet dhe shtetet aleate po përgatisin miliarda euro ndihmë dhe garanca të sigurisë për Ukrainën.
“Kënaqësi të bisedoja me Donald Trump.
SHBA dhe NATO po forcohen. Aleatët e NATO-s po lëvizin shpejt për të investuar më shumë në mbrojtje. Njoftohen rritje të mëdha dhe të tjera që do të pasojnë.
Për Ukrainën, aleatët po përgatisin miliarda të tjera ndihmë + kontribute për garancitë e sigurisë”, shkroi Rutte.
Great to talk with @realDonaldTrump
— Mark Rutte (@SecGenNATO) February 27, 2025
US & NATO are getting stronger. NATO Allies are moving quickly to invest more in defence. Big increases announced & others to follow.
On Ukraine, Allies are preparing billions more in aid + contributions to security guarantees. pic.twitter.com/d4zxbkGhsD