Rusta kishte fyer deputeten Musliu edhe më herët, mbathjet e saj i kishte krahasuar me ato të kafshëve
Këngëtari Ardijan Rusta ka tërhequr vëmendjen e opinionit sot për fyerjen e rëndë që ka bërë ndaj votuesve të deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu, duke i quajtur kafshë.
Mirëpo, kjo nuk është fyerja e parë që ai bën ndaj deputetes që vije nga rajoni i Drenicës.
Ai edhe më herët kishte shprehur fyerje të ulëta ndaj Musliut.
Në dhjetor të vitit të kaluar, në profilin e tij në “Facebook”, ai kishte postuar në një foto me disa të mbathura të kafshëve, duke thënë se ato janë këpucët e Ganimete Musliut, e cila i ka mbathur paraluftës.
“Kepucet e Ganes para 1999-es”, kishte shkruar ai.

Këngëtari Ardian nuk ka ndonjë krijimtari të pasur muzikore. Në opusin kryes të tij kënga më e njohur është “Jam ai lyps, s’jam ai mbret”.
Vetëm me këtë këngë ai ka arritur të lerë gjurmën në muzikën shqiptare.
Kënge tjetër e njohur e tij është “Falem”.
Rusta ka lindur në vitin 1962 në Pejë. Ai shkollën e mesme e ka përfunduar në gjimnazin “Bedri Pejani” në Pejë.
Burimet e gazetës Nacionale kanë treguar se Rusta jeton në Budvë, e cila është një qendër serbe në Mal të Zi.
