Rusia përkrah kërkesën e Serbisë për "seancë speciale" për Kosovën në Këshill të Sigurimit: "Ekzistojnë të gjitha arsyet" - NACIONALE

Rusia përkrah kërkesën e Serbisë për "seancë speciale" për Kosovën në Këshill të Sigurimit: "Ekzistojnë të gjitha arsyet"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

I ndajmë plotësisht vlerësimet e njëjta me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, ka thënë ambasadori rus në Beograd, Aleksandar Boçan Harçenko, duke folur për kërkesën e Vuçiqit që të thirret një seancë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në lidhje me “situatën e papërballueshme të serbëve në Kosovë”.

Vuçiq duke folur sot në një konferencë për media tha se do të bisedojë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenerg para se të kërkojë një seancë në KS të OKB-së. Serbia mund të nis “aktivitete të vështira” të paspecifikuara nëse këto dy iniciativa nuk prodhojnë rezultate, ka thënë ai, derisa i binte toneve të ashpra se “gjërat kanë dalë jashtë kontrolle...serbët janë mbështetur për muri”.

Ambasadori rus tha se “ekzistojnë të gjitha arsyet për të konsideruar situatën përmes një seancë speciale në KS të OKB-së me qëllimin e shtensionimit të përnjëmendtë”.

Ne avokojmë që çështja e Kosovës të zgjidhet brenda kornizës të së drejtës ndërkombëtare, Rezolutës 12/44, me transparencë të plotë dhe objektivitet në qasjen ndaj pjesëmarrësve”, ka shkruar në Twitter ambasadori rus.

Vuçiqt sot përmes një konference për media akuzoi Kosovën “për spastrim të heshtur etnik” teksa njoftoi se do të komunikojë me shefin e NATO-s.

Nuk kemi të drejtë të lejojmë pogrom të mëtejmë, persekutim ose spastrim etnik të popullit tonë”, ka propaganduar ai, derisa “aktivitete” të tila ai quajti i “të planifikuara” dhe “të mirëorganizuara”.

Serbia ka bërë gjithçka që i është kërkuar të bëjë, por nuk ka de-përshkallëzimi, sepse (Qeveria e Kosovës) nuk e dëshiron atë”, tha Vuçiq. “Serbia nuk po përgatitet për luftë, por është e gatshme të mbrojë jetën e njerëzve tanë”.

Lajme të ngjashme