Rusia kërkon që të identifikohet objekti misterioz afër gazsjellësit “Rrjedha e Veriut”
Kremlini ka thënë se është e rëndësishme në masë kritike që të identifikohet një objekt I zbuluar afër njërit prej gypave të gazsjellësit “Rrjedha e Veriut”.
Në konferencën e tij të rregullt për gazetarë, zëdhënësi i Kremlinit tha: “Është e rëndësishme në masë kritike që të përcaktohet se çfarë lloj objekti është ai, nëse është i ndërlidhur me këtë akt terrorizmi – qartazi është – dhe të vazhdohet ky hetim dhe ky hetim duhet të jetë transparent.”
Operatori rus i gazsjellësit “Rrjedha e Veriut”, “Nord Stream 2 AG”, ka pranuar një ftesë nga Agjencia e Energjisë e Danimarkës për të ofruar ndihmë për nxjerrjen e një objekti të paidentifikuar afër gazsjellësit, raporton gazeta “The Guardian”.
Javën e kaluar, autoritetet daneze thanë se kanë zbuluar një objekt të dalë jashtë shtratit të detit për rreth 40 centimetra dhe me gjerësi prej dhjetë centimetrash, gjatë një inspektimi të gypit të vetëm të paprekur nën Detin Baltik.
Zëdhënësi i Kremlinit tha se është “qartazi lajm i mirë” që Danimarka e ka ftuar operatorin “Nord Stream 2 AG” që të marrë pjesë në hetim.
