Rukiqi: Simbol i Qeverisë Kurti është ura 3 metra e Saradranit - NACIONALE

Rukiqi: Simbol i Qeverisë Kurti është ura 3 metra e Saradranit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Berat Rukiqi, i cili sot ka aderuar në LDK, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për mungesë të investimeve kapitale në vend.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ai ka thënë se kjo qeveria nuk ka shënuar asnjë progres në fushën e ekonomisë.

Sipas tij, simbol Qeverisë Kurti është bërë ura e vogël e fshatit Saradran.

Mendimet e mija për këtë qeverisje i kam dhënë edhe në kapacitete tjera që kam qenë. Ndërsa tash prej këndvështrimit politik mund të jap vlerësim, sidomos për atë fushën ku jam i thirrur. Pra, në pjesën e zhvillimit ekonomik, në pjesën e krijimit të vendeve të reja të punës, në pjesën e adresimit të sfidave ekonomike që i ka vendit, sidomos në këtë kalimin nga kriza ekonomike e pandemisë në këtë krizën ekonomike të inflacionit, kjo qeveria ka dështuar në çdo aspekt. Simbol i kësaj qeverie është ajo ora 3 metra në fshatin Saradran të komunës së Istogut”, ka thënë Rukiqi.

Ish-kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës ka thënë se nuk pret që kjo qeverie të bëj më shumë në pjesën tjetër të mandatit.

Nëse marrim parasysh atë fjalën e urtë “Dita e mirë shihet në mëngjes”, me këtë qeveri ajo nuk është parë as në mëngjes e as në mesditë. Kështu që, nuk pres që të ndryshojë diçka as në këtë pjesën e dytë. Pra, nuk pritet ndonjë ndryshim i madh, sepse çdo projekt i madh që fillon merr kohë dhe deri me sot asnjë projekt i madh ekonomik nuk ka filluar dhe nuk po duket se do të fillon as në këtë vit. Vitit tjetër është viti i fundit i kësaj qeverie dhe duke qenë vit i fundit i qeverisjes shndërrohet në një vit me ngarkesë elektorale. Kjo mos punë është një lajm i mirë për neve si opozitë, por është një lajm i keq për vendin. Pra, kjo qeveri nuk ka arritur deri me sot ta lënë një shenjë të rëndësishme në ekonomin e vendit”, është shprehur Rukiqi.

Lajme të ngjashme