Rukiqi ironizon: 1000 aeroplanë ia kanë mësyrë Kosovës për ta përjetuar zhvillimin ekonomik - NACIONALE

Rukiqi ironizon: 1000 aeroplanë ia kanë mësyrë Kosovës për ta përjetuar zhvillimin ekonomik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Berat Rukiqi i LDK-së ka ironizuar me deklaratën e kryeshefit të KOSTT, Evetar Zeqiri.

Ky i fundit tha se problemet me rrymë janë si rezultat i zhvillimit ekonomik.

“Për herë të parë në një vend në botë, Qeveria Kurti, po bën zhvillim të hovshëm ekonomik, komplet wireless: me qirinj dhe terr. 1000 aeroplanë nga Zvicra, Finlanda, Amerika, Italia, Franca dhe Gjermania ja kanë mësyrë Kosovës, për të përjetuar nga afër zhvillimin e hovshëm ekonomik. Ky zhvillim i hovshëm ekonomik, ka karakteristika inovative, pasi që po ndodh me mungesë të hovshme të energjisë elektrike”, ka shkruar Rukiqi.

Lajme të ngjashme