Rukiqi i LDK-së propagandën e VV-së e krahason me atë të Koresë së Veriut në Kupën e Botës - NACIONALE

Rukiqi i LDK-së propagandën e VV-së e krahason me atë të Koresë së Veriut në Kupën e Botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka komentuar videon e VV-së, në të cilën kritikon ashpër partitë opozitare.

Ai ka bërë me dije se ajo video është një propagandë e skajshme.

Propaganda e VV-së, sipas tij, mund të krahasohet me atë të Koresë së Veriut.

Qeverisja ne krize dhe nen sanksione, pergjigjet me rritje te propagandës. E mbaj ne mend, gjate Kupes se Botes ne Katar, ne Korene e Veriut, vlonte propaganda, per “sukesin” e Kombetares te ketij vendi ne kete ngjarje te futbollit, edhe pse ky vend, fare nuk ishte pjese e kesaj ngjarje. Sanksionet dhe frika nga iniciativa e jone mbipartiake, po e japin efektin e pare, te pritur: Aktivizimin e makinerise propagandistike, me sondazhe te fabrikuara, video propaganduese per te sulmuar opoziten dhe aktivizimin e “avatareve” dixhital, per te sulmuar dhe shpallur bashkepunetore te Serbise, kedo qe nuk pajtohet me KM Kurti”, ka shkruar Rukiqi në profilin e tij në “Facebook”.

Ai ka vlerësuar se partia në pushtet sikurse Koreja e Veriut po propagandon sukseset imagjinare.

Njejte, si pjesemarrja imagjinare e Kombetares te Korese te Veriut ne Kupen e Botes, pushteti vazhdon propaganden per sukseset e veta imagjinare. Nje rruge qe i lidh dy pjese te Gjilanit, ne imagjinaten e Kryeministrit, na u paraqit si rruge qe e lidh Gjilanin me Bujanocin”, ka shkruar ia.

Lajme të ngjashme