“Rugova e Thaçi, por jo Kurti”: Qytetarët kallxojnë se kush është figura më e rëndësishme e Pavarësisë
Kosova ka shënuar dje 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. U mbajtën shumë fjalime në Kuvend të Kosovës, ndërsa në sheshin qëndror të Prishtinës, Forca e Sigurisë parakaloi për qytetarët e mbledhur.
E qytetarët u pyetën nga gazeta Nacionale në lidhje me emocionet e tyre për Ditën e Pavarësisë. Por më specifikisht, Nacionale ua shtroi një pyetje pak më interesante. “Kush është figura kryesore e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës?” – ishte pyetja e Nacionales.
Qytetarët përmenden shumë emra, por kryesisht dominoi Ibrahim Rugova, ish-president i Kosovës, dhe Hashim Thaçi, ish-kryeminstri që e lexoi Deklaratën e Pavarësisë.
“Ibrahim Rugova” – deklaron një grua në moshë, me buzëqeshje.
Por aty mungoi emri i Albin Kurtit, njeriu që aktualisht udhëheq me shtetin e Kosovës.
