RTS: Vuçiqi thirri mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare - NACIONALE

RTS: Vuçiqi thirri mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sipas RTS-së, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (sic) “pas kërcënimeve të fundit të Albin Kurtit.

Sipas informacioneve që jep Alo, presidenti serb do të flas për “vendimet e fundit” në RadioTelevizionin e Serbisë në orën 19:30, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Kurti dhe Sveçla dolën në një konferencë të jashtëzakonshme për media pas përfundimit të takimit të këshillit të sigurisë kombëtare të Kosovës, por nuk dhanë deklarata nxitëse.

Madje, kryeministri i vendit u shpreh se do të prisnin KFOR-in që t’i hiqte barrikadat në veri të Kosovës. Ai i quajti veprimet e bandave kriminale në veri si të papranueshme dhe pa arsye, pasi ishin shtyrë zgjedhjet dhe ishte zgjidhur çështja e targave.

Serbia ndërkohë ka kërcënuar Kosovën me luftë, duke pretenduar se po shqyrtonte mundësinë për rikthimin e trupave serbe të sigurisë brenda territorit të Kosovës. Liderët serbë kanë deklaruar se ky vendim do të mbështetej në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kurti po ashtu ka thënë që Serbia po kërcënonte Kosovën me luftë.

Lajme të ngjashme