RTK e jep lajmin e përgjimit të Kusarit në ora 19:41, "pak para sportit" - NACIONALE

RTK e jep lajmin e përgjimit të Kusarit në ora 19:41, "pak para sportit"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të VV-së, është në qendër të vëmendjes që nga mesdita, pasi Nacionale publikoi një përgjim ku ajo dëgjohet teksa e pranon se ka biseduar me Milan Radojiçiq, nënkryetar i Listës Serbe, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe në listë të zezë të ShBA-së.

Ndonëse lajmi kryesor i ditës, Radio Televizioni i Kosovës (RTK) ka mbajtur një qëndrim të çuditshëm. RTK-ja e ka shfaqur lajmin kryesor të ditës gati në fund të edicionit të lajmeve. Më saktësisht, lajmi u shfaq në ora 19:41, pra saktësisht 11 minuta pasi kishte filluar edicioni i lajmeve dhe pasi u transmetuan 5 lajme të tjera paraprakisht.

RTK-ja nuk e kishte përgatitur një storie në lidhje me ato që fliteshin në videon e Nacionales, por ajo u lexua vetëm nga moderatorja e lajmeve qendrore të RTK-së. E pas këtij leximi, që zgjati pak sekonda, u dha një reportazh ku Kusari-Lila e mohonte lajmin dhe ku opozita reagonte për përgjimet e publikuara nga Nacionale.

E pasi përfundoi ky reportazh, moderatorja e lexoi edhe një letër të Kusarit, që ajo tha se e ka dërguar në adresë të RTK-së.

Ndryshe RTK-ja udhëhiqet nga Bordi i votuar nga pushteti dhe e ka për drejtor të televizionit një aktivist të LVV-së, Rilindi Gërvalla.

Lajme të ngjashme