Rrustemi për mungesën e pasaportave: Ka ekzagjerim të tepruar përtej të vërtetës - NACIONALE

Rrustemi për mungesën e pasaportave: Ka ekzagjerim të tepruar përtej të vërtetës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi në Tëvë1 ka thënë se po ekzgjërohen tema për mungesën e pasaportave.

Rrustemi ka thënë se ka ekzagjerim të tepruar përtej të vërtetët për këtë çështje.

E kuptoj sinqerisht domethënë kërkesën e qytetarëve për paisje me pasaporta, por në të njëjtën kohë mendoj që ka njëfarë ekzagjerimi të tepruar përtej të vërtetës për këtë çështje. Mendoj që do të zgjidhet, është një proces krejtësisht procedural dmth Kosova s’e prodhon atë letër për fat të keq. Do të donim ta prodhonte nuk e prodhon, duhet si me thënë kompanitë e ndryshme ndërkombëtare me apliku në tender. Mbase ka edhe procedura, ka edhe të pa kënaqur, ka afate për ankesa dhe këto e kanë krijuar këtë situatë”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se rasti i pasaportave nuk ilustron Qeverinë Kurti dhe se shumë shpejt do të mbyllet ky proces.

Kujtojmë se ministri Xhelal Sveçla ka bërë kërkesë ndaj Gjermanisë që të pranojë shtetasit e Kosovës që të hyjnë me pasaporta të skaduara.

Kjo kërkesë u bë për shkak se në Kosovë mungon materiali për prodhimin e tyre.

Po ashtu rasti “pasaportat” nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale. Qytetarë e politikanë opozitarë kritikuan qeverinë për këtë çështje.

Lajme të ngjashme