Rrustemi: Opozita e ka rastin të nis mocion kundër Qeverisë Kurti, VV-ja do ta mbështesë me vote - NACIONALE

Rrustemi: Opozita e ka rastin të nis mocion kundër Qeverisë Kurti, VV-ja do ta mbështesë me vote

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, ka folur rreth çështjes së mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, të cilën temë e hapi dy ditë më parë kryeministri Albin Kurti.

Duke folur për Kosovapress, Rrustemi tha se opozita e ka rastin të inicojë mocionin e mosbesimit. Tutje, ai deklaroi se VV-ja do ta mbështes me votë.

“Nëse opozita ka pasur me gjithë mend kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme, unë mendoj se tash e kanë rastin për të jetësuar këtë kërkesë dhe dëshirë të tyre, nëse vërtet e kanë pasur të tillë. Në anën tjetër, çfarë opozite është ajo opozitë e cila nuk është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Kudo, në cilido vend demokratik dhe kurdo opozita presupozohet të jetë më e gatshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Nëse vërtet e kanë me të gjithë mend që duhet të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, atëherë e kanë rastin për të iniciuar kërkesën për të shpërndarë Kuvendin dhe natyrisht LVV-ja do ta mbështesë me votë”, ka shtuar Rrustemi.

Lajme të ngjashme