Rrustemi i VV-së: Serbët e dëshpëruar kanë filluar të bllokojnë rrugët edhe brenda Serbisë - NACIONALE

Rrustemi i VV-së: Serbët e dëshpëruar kanë filluar të bllokojnë rrugët edhe brenda Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar për bllokimin e pikës kufitare në Merdare natën e sontme.

Sipas tij, serbët të dëshpëruar kanë filluar të bllokojnë rrugët edhe brenda Serbisë.

“Bllokimin diplomatik e civilizues po e shpërfaqin edhe në bllokim të rrugëve në rrugët e Serbisë. Edhe në linjë me Rusinë edhe në rrugë evropiane nuk ka mundësi”, shkruan ai.

Ndërkohë, ministria e Jashtme u ka rekomanduar bashkëatdhetarëve që t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare, ndërsa ata që tanimë ndodhen në Serbi i rekomandon që të përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme