Rrusta: Peticioni kundër Asociacionit po kthehet në problem politik
Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka bërë me dije se peticioni prej 200 mijë nënshkrimet kundër Asociacionit, po kthehet në problem politik.
Duke reaguar ndaj pretendime se me aksionin e djeshme PSD-ja ka shkelur Ligjin për Mbrojtën e të Dhënëve Personale, ajo ka thënë se vullneti politik është i lirë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Rrusta ka shkruar se ky vullnet krijon tensione me forcat autoritare që tentojnë ta kufizojnë atë.
“Nga vullnet politik, 200.000 nënshkrimet kundër Asociacionit, po kthehet në problem politik. Vullneti është i lirë, prandaj gjithë krijon tension me forcat autoritare që tentojnë ka përkufizojnë. Aksioni dje e kishte qëllim shpërfaqjen e këtij tensioni, në rritje”, ka shkruar Rrusta.