Rrusta e PSD-së e kritikon Kurtin: I përçau shqiptarët në Maqedoni të Veriut
Vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Maqedoni të Veriut po vazhdon të diskutohet edhe më tutje.
Në lidhje me këtë temë është deklaruar edhe Teutë Rrusta, politikane nga PSD-ja. Ajo e ka akuzuar Kurtin se i përçau shqiptarët në Maqedoni të Veriut.
“Përvec përçarjeve të brendshme që solli atje, nuk mendoj se Kurtit i takon të jetë pjesë kaq e brendshme e zhvillimeve në Maqedoni, sepse është kryeministër i Kosovës. Bën të shkojë, po çfarë ideje dëshiron të ngjallë? E frika se është vetëm në kuadër të një ideje që lidhet me personalitetin e tij të simbolikave të një lider që bashkon shqiptarët, që të tingëllojë si nacionalizëm e populizëm që e kishte si lider edhe në opozitë por edhe pushtet.” – ka thënë Rrusta,raporton RTV Dukagjini.