Rrusta: 160 çerdhet e premtuara kanë ngelur aty ku kanë qenë para 4 viteve: në letrat e fjalimeve për tubime elektorale
Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka thënë se ekzistojnë indikacione për rritjen e çmimeve të çerdheve, ndërsa ka kujtuar premtimin e parealizuar të Qeverisë së Kosovës për 160 çerdhe e premtuara gati 4 vjet më parë.
Ajo ka thënë se “prindërit nga 1 shtatori do të përballën me çmime prej rreth 150 Euro për vendin në kopsht private.”
Në këtë kontekst, Rrusta akuzoi pushtetin aktual për mungesë të dijes në social demokraci.