"Koeficient 150 euro dhe heqje të TVSH-së për produktet bazë": Ndër premtimet e "Rrugës së Re" të Abdixhikut - NACIONALE

"Koeficient 150 euro dhe heqje të TVSH-së për produktet bazë": Ndër premtimet e "Rrugës së Re" të Abdixhikut

3 javë më parë

nga NACIONALE

Lidhja Demokratike Kosovës, ka prezantuar programin “Rruga e Re” për Ekonominë. Kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin për koeficient 150 euro.

“Qeveria e LDK-së që në javën e parë të qeverisjes do ta ndryshoj koeficientin e pagave nga 110 euro sa është sot në 150 euro.Një rritje e tillë e pagave, krijon kushte më të mira për shërbyes civil dhe tërë administratën publike, gjë që mandej do të përkthehet në shërbime më të mira publike, me theks të veçantë në shëndetësi, arsim, rend dhe ligj”, tha Abdixhiku gjatë prezantimit të programit, duke shtuar se “nuk do të ketë asnjë pension nën 150 euro”.

I pari i LDK-së foli për rritje ekonomike 4-5% cdo vit dhe buxhet 4.5 miliardë euro.

“LDK synon që në mesatare Kosova të shënojë rritje reale ekonomike nga 4% deri në 5% çdo vit. Një rritje e tillë ekonomike do të arrihet kryesisht duke zhbllokuar potencialin investues të Kosovës nëpërmjet investimeve publike dhe atyre private”, tha ai.

Derisa tha se në fund të mandatit të parë dhe të plotë qeverisës, Buxhetit i Republikës së Kosovës të arrijë në mbi 4.5 miliardë euro.

“Me një rritje reale mesatare ekonomike prej 4-5% në vit, vlera e ekonomisë së Kosovës pritet të jetë rreth 12.5 deri në 13 miliardë euro,” tha Abdixhiku.

Ai po ashtu ka folur edhe për politikat tatimore që sipas tij, do të avancohet me që të sigurojë mbledhje efikase të të hyrave, shpërndarje të barabartë të barrës tatimore dhe luftim të informalitetit.

Derisa prioritet sipas Abdixhiku, do të jetë heqja e TVSH-së për shportën bazë të konsumit dhe për energji elektrike.

“Rritja e formalitetit përmes skemës së kthimit të një pjese të TVSH-së qytetarëve do të jetë prioritet i planit tonë. Ky projekt do të jetë i digjitalizuar, ku në secilën blerje përmes një QR, kodi blerësit do të mund të marrin mbrapa 2% të TVSH-së, kjo do të ndikojë në rritjen e formalitetit dhe krijimin e një ambienti për konkurrencë të drejtë në vend. Heqja e TVSH-së për shportën bazë të konsumit dhe heqja e TVSH-së në energji elektrike”, tha Abdixhiku.

Lajme të ngjashme