Rruga drejt KiE, Kosova e kalon me sukses testin e parë - NACIONALE

Rruga drejt KiE, Kosova e kalon me sukses testin e parë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Republika e Kosovës e ka kaluar me sukses testin e parë në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Komitetit për Politikë dhe Demokraci i KiE-së në mbledhjen e sotme e ka miratuar raportin për anëtarësim e Kosovës në KiE, të cilin e kishte hartuar raportuesja për Kosovën, Dora Bakojanis.

Raporti, i cili kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, është miratuar me 31 vota “për”, 3 “kundër” dhe 1 “abstenim”.

Lajmi është mirëpritur nga Qeveria e Kosovës dhe opozita.

Kryenegociatori i Kosovës për bisedime me Serbinë, Besnik Tahiri, ka treguar atmosferën që ka mbizoruar në komisioni gjatë takimit.

Sipas tij, deputetët kanë qenë të ndarë në dy grupe.

Në Komisionin për Politikë dhe Demokraci po diskutohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Deputetët janë të ndarë, në njërën anë Serbia që e kundërshton dhe në anën tjetër konsensus në mbështetjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE. Raporti u votua me 31 vota, katër kundër dhe një abstenim. Urime”, ka shkruar Bsilimi në llogarinë e tij në “X”.

Miratimit të raportit i është gëzuar edhe opozita.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka uruar qytetarët e Kosovës për këtë sukses.

Në Komitetit për Politikë dhe Demokraci në Paris po diskutohet aplikimi i Kosovës. Deputetët janë të ndarë, në njërën anë Serbia kundërshton dhe nga ana tjetër është pothuajse një konsensus në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës, Raporti u votua me 31 vota, 4 kundër dhe 1 abstenim. Urime!”, ka shkruar Tahiri.

Ndërsa deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka falënderuar shtetet mike të Kosovës.

“Raporti u votua në favor të Republikës së Kosovës! Sot, Kosova është një hap më afër anëtarësimit në KËSHILL TË EVROPËS! 🇽🇰 🫶🏻🇪🇺 Përjetësisht falenderuese ndaj miqve tanë!”, ka shkruar ajo në profilin e saj në “Facebook”.

Pasi miratimit nga Komiteti për Çështje Politike, raporti do të diskutohet edhe në dy komitete të tjera, ai për Çështje të Punëve Ligjore dhe ai për Çështje Barazie.

Puna e tri komiteteve së bashku do të debatohet në seancën e Asamblesë, që çon në miratimin e një opinioni të Asamblesë për te Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës.

Vendimi final për aplikimin e Kosovës për anëtarësim merret nga Komiteti i Ministrave.

Lajme të ngjashme