Rruga A emertohet me emrin e Xhim Xhemës, veprimtarit shqiptar në Amerikë
Rrugës A në Prishtinë i është ndryshuar emri në Xhim Xhema.
Kështu ka njoftuar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me 45 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Prishtinës vendosi që rrugën A ta emërojnë me emrin e Xhim Xhemës, veprimtarit për çështje kombëtare.
“Me 45 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kryeqytetit vendosi ta përjetësojë veprimtarinë e paepshme të zotit Xhim Xhema për çështjen kombëtare, duke ia vënë rrugës “A” emrin e këtij njeriu të madh. E nderojmë përkushtimin e tij të palëkundur për kauzën e lirisë dhe pavarësisë, duke ua sjellë ndihmën e krerëve të politikës amerikane popullit të Kosovës në kohët më të vështira”, ka shkruar Rama në Facebook.