Rrotullohet një makinë në Rrugën e Kombit
Një vetaksident ka ndodhur në Rrugën e Kombit.
Lexuesit e Gazetës Nacionale kanë dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihet se makina është rrotulluar.
Ende nuk dihet se a ka të lënduar.
Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje rreth rastit, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

