Rron Gjinovci me gjuhë provinciale: Bre selak bre, guban, provinciallc - NACIONALE

Rron Gjinovci me gjuhë provinciale: Bre selak bre, guban, provinciallc

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti televiziv Rron Gjinovci ka përdorur gjuhë të papranueshme duke përdorur fjalë provinciale ndaj dikujt dhe ironikisht duke e fyer të njëjtin si "provinciallc"

Për ironi, z. Gjinovci duket se nuk e di se çka është provincializmi pasi përkundër që ka përdorur fjalë provinciale i ka thënë personit në fjalë “provinciallc” dhe “selak”.

“Selak” nga serbishtja përkthehej në “fshatar”, por në vendin tonë në shumicën e rasteve përdorej në mënyrë fyese ndaj personave që ishin apo kishin origjinë nga fshati.

Por, ai përdor edhe mbiemrin “provincial” (provinciallc) për personin në fjalë. Kuptimi i kësaj fjale në gjuhën shqipe i përdorur në mënyrë fyese është si vijon:

“PROVINCIAL mb.

"mospërf. Që ka zakone e sjellje si të një njeriu të provincës; i ngushtë, i pazhvilluar. Njeri provincial. Jetë provinciale."

Ky përshkrim tregon pikërisht mënyrën se si fyen në këtë status z. Gjinovci.

Nacionale lut lexuesit e saj që të mos përdorin gjuhë të urrejtjes dhe mosdurimit apo fjalë pronviciale ndaj askujt!

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme