“Rritja e tatimit dhe çmimit të energjisë, Hoti: Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti - NACIONALE

“Rritja e tatimit dhe çmimit të energjisë, Hoti: Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka vazhduar kritikat ndaj Qeverisë Kurti, e cila po krenohet me shifrat në sferën ekonomike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se rritja e tatimit në pronë dhe rritje e çmimit të energjisë elektrik do të ndikojnë në rritjen e buxhetit.

23 janar 2023 — Tatimi në pronë u rrit 100% për shumë familje. 30 mars 2023 — Energjia elektrike u rrit 15.4%. Urime!!! Me rëndësi ministrit po i tepron buxheti. Është gëzuar se e ka mbyllur vitin 2022 me suficit. Ka harruar se suficiti është rezultat i bllokimit të investimeve kapitale”, ka shkruar Hoti.

Lajme të ngjashme