Rritja e kostos së jetesës në Kosovë: Çmimet e konsumit u rritën me 1.4 për qind në gusht - NACIONALE

Rritja e kostos së jetesës në Kosovë: Çmimet e konsumit u rritën me 1.4 për qind në gusht

3 javë më parë

nga NACIONALE

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka njoftuar se çmimet e konsumit kanë shënuar rritjet prej 1.4 për qind krahasuar me muajin gusht të vitit 2023. Ndërkaq, çmimet u rritën për 0.2 për qind në muajin gusht 2024 krahasuar me muajin korrik 2024. Në anën tjetër, rritja e kostos së jetesës vazhdon të jetë ndër shqetësimet kryresore të kosovareve.

Norma mujore e inflacionit sipas ASK-së është 0.3 për qind ndërkaq, norma mujore 1.4 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,4 % në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Gusht 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet.” – thuhet në raportin e ASK-së për muajin gusht.

ASK ka njoftuar se produktet që u shtrenjtuan janë, ndër të tjera, janë buka dhe drithërat me 3,2 për qind, mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake me 5,6 për qind e të tjera.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (26,3%), kafja, çaji dhe kakao (8,9%), pushime të organizuara (7,5%), peshqit (6,3%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.(6,2%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (5,6%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (4,9%), veshje (4,5%), pijet alkoolike (4,3%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (3,7%), shërbimet financiare (3,7%), kujdesi personal (3,6%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (3,2%), buka dhe drithërat (3,2%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (3,0%), duhani (2,8%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (2,4%), pemët (2,3%), prodhimet ushqimore (2,1%), mishi (2,0%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (1,2%), shërbimet hoteliere (1,0%), qumështi, djathi dhe vezët (0,7%) dhe energjia elektrike (0,7%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,2 për qind në IHÇK.” – njofton ASK-ja.

“Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: perimet (-7,6%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-5,3%) dhe blerja e automjeteve (-3,2%), me një ndikim prej -0,8 për qind në IHÇK.” – thuhet në njoftimin e ASK-së.

Ndërkaq, çmimet e konsumit janë më ta larat për 0.2 për qind në muajin gusht 2024 krahasuar me muajin korrik 2024.

“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,2% në muajin Gusht 2024 krahasuar me muajin Korrik 2024. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: biletat e fluturimeve (12,2%), perimet (2,1%), qumështi, djathi dhe vezët (0,7%), mishi (0,5%) dhe buka dhe drithërat (0,2%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,4 për qind në IHÇK.” – ka njoftuar ASK-ja.

Ndërkaq, çmimet e konsumit kanë shënuar një rritje prej 2.2 për qind në korrik 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Në tabelën më poshtë mund t’i shikoni çmimin mesatar në euro për disa artikuj dhe shërbime të konsumit në Kosovë.

Muaj më parë, Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI) ka publikuar raportin për Kosovën për muajin maj 2024, në të cilin tregohet se problemi më i rëndësishëm të cilin ballafaqohet vendit ynë, është kostoja e jetesë apo çmimet e larta si dhe papunësia.

Raporti i IRI-it vë në pah se kostoja e jetesës, çmimet e larta e papunësia vazhdojnë të mbesin problemet me të rëndësishme të kosovarëve.

33 për qind e tyre kanë thënë se problemi kryesor është kosotja e jetës dhe çmimet e larta, për dallim prej 32 për qind që e kanë renditur si problem të dytë. Në përgjithësi 65 për qind kanë thënë se këto dy janë problemet kryesore.

Lajme të ngjashme